Barça e ka titullin në duart e veta

Barazimi i Real Madridit ndaj Valladolidit ia ka hapur dyert për të luftuar seriozisht për titull të kampionit Barcelonës. Nëse i fiton dy ndeshjet e fundit, gjiganti katalunas do të shpallet kampion i La Ligas. Mirëpo, Atletico Madrid po ashtu ka gjasa të mira për titull.

Sport

08/05/2014 12:14

Barcelona tashmë e ka në duart e saj La Ligan. Sigurisht, gjithçka pritet të vendoset në ndeshjen e fundit, kur gjiganti katalunas do të përballet me Atletico Madridin në Camp Nou.

Sa i përket Real Madridit, maksimumin e pikëve që mund ta arrijnë Los Blancos është 90.

Nëse Barça fiton ndaj Elches, do të shkojë në 88, ndërsa nëse Atletico triumfon ndaj Malagas, do t’i grumbullojë 91 pikë. Ndër të tjera, titulli do të vendoset në ndeshjen e fundit.

Barcelona, nëse e mposht Atleticon, do t’i bënte 91 pikë dhe do ta fitonte titullin për diferencë golash në përballjen direkte me Rojiblanco, falë barazimit të siguruar në Vicente Calderon.

Nëse Atletico fiton eventualisht, do t’i bënte 94 pikë dhe do të shpallej kampion, me tri pikë më shumë se Reali.

Kjo situatë i vë në presion sidomos Barçën e Atleticon, ndërsa vetëm ndonjë mrekulli mund ta bënte Realin kampion, i cili momentalisht është jashtë garës, pas barazimit me Valladolidin.