Barca e humb durimin me Rabiot

Barcelona po mendon largimin nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiot.

Sport

19/01/2019 11:52

Kampionët e La Liga kanë humbur durimin me sagën e gjatë për të transferuar në ‘Camp Nou’ mesfushorin 23 vjeçar.

Bisedimet e gjata, mos arritja e një marrëveshje me nënën e futbollistit dhe pengesat e paraqitur nga PSG, janë ndër arsyet e ‘dorëzimit’ të Barcelonës.

Mediet në Spanjë raportojnë se java e ardhshme mund të jetë vendimtare në lidhje me transferimin e Rabiot drejt ‘Camp Nou’, dhe në rast dështimi të arritje të një marrëveshje, katalanët do të shohin për alternativa tjera.

Për Rabiot, që ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG-në, ka interesim të madh nga shumë skuadra të Evropës, përkundër insistimit të kryeqytetasve të Francës për ta mbajtur në ‘Parkun e Princave’./Lajmi.net/