Barça e dënon rëndë Suarezin nëse kafshon

Barcelona do ta dënojë rëndë Luis Suarezin, nëse e kafshon kundërshtarin e katërt, pasi tri herë e ka bërë këtë. Ylli uruguaian do të gjobitet 3 milionë funte, nëse e përsërit atë që e bëri në Botëror me Chiellinin.

Sport

13/07/2014 12:44

Luis Suarez duhet të mendojë dy herë para se ta kafshojë kundërshtarin në të ardhmen. Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij me Barcelonën është cekur një pikë ku ia ndalon atij ta bëjë kafshimin e katërt në karrierë.

Dhe, në rast se kjo ndodh, ish futbollistit të Liverpoolit do t’i reduktohet rroga me -3 milionë funte, nga 10 milionë sa do ta ketë në Camp Nou.

Gjithashtu, Suarez edhe mund të suspendohet për një kohë nga klubi, nëse e kafshon ndonjë kundërshtar.

Për momentin, ai është i suspenduar me katër muaj moslojë dhe 9 ndeshje ndalesë me përfaqësuesen uruguaiane.