Barça dëshiron ta shesë Dani Alvesin

Barcelona e ka ndërmend ta shesë Dani Alvesin. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Sao Paolos, Carlos Miguel Aidar, duke zbuluar se braziliani mund të zëvendësohet nga 24 vjeçari Douglas.

Sport

15/08/2014 21:27

Presidenti i Sao Paulos, Carlos Miguel Aidar zbulon se Barcelona dëshiron ta shesë Dani Alvesin, për ta zëvendësuar atë me Douglas.

Ish futbollisti i Sevillas ka kontratë edhe një vit me gjigantin katalunas, por spekulohej se mund të lëviz nga Camp Nou këtë verë.

Së fundmi, mediat shkruajnë se Barça në vend të tij mund ta marrë 24 vjeçarin Douglas.

“Barça dëshiron ta shesë Dani Alvesin dhe po mendon për zëvendësin e tij, i cili mund të jetë Douglas”, deklaroi Aidar për të përditshmen spanjolle, Sport.

“Shitja nuk është kompletuar, sepse ne ende jemi duke folur me grupin Traffic (që i mban 40 për qind të të drejtave të Douglas)”, vazhdoi ai.

Dani Alves flitej se mund t’i bashkohet këtë verë Paris Saint-Germainit, por kampioni francez vendosi në fund ta huazojë Serge Aurier.