Barca apo Reali? ‘Transfermarkt’ tregon se cila skuadër vlen më shumë

Sipas faqes për matjen e vlera të lojtarëve, ‘Transfermarkt’, skuadra e Barcelonës është më e shtrenjtë se ajo e Real Madridit.

Sport

27/10/2018 08:46

Barcelona dhe Real Madrid të dielën pasdite i masin forcat mes vete në ‘Camp Nou’ në përballjen ‘El Clasico’.

Për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2007, në përballjen ‘El Clasico’ do të luajnë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. I pari është transferuar në Serie A te skuadra e Juventusit, ndërsa i dyti është lënduar në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Sevillas.

Një statistikë interesante para kësaj ndeshje, tregon se skuadra e Barcelonës është dukshëm më e shtrenjtë se ajo e Real Madridit.

Sipas ‘Transfermarkt’, skuadra e Barcelonës cilësohet me vlerë 1,14 miliard, me Lionel Messin që vlerësohet 180 milionë euro.

Në anën tjetër, vlera e lojtarëve të Real Madridit kap shifrën prej 969 milionë euro. Pas largimit të Ronaldos, lojtari më i shtrenjtë te Real Madrid është Gareth Bale, që vlerësohet 90 milionë euro./Lajmi.net/