Barça, 35 milionë euro për Cuadradon

Barcelona duket mjaft e vendosur për ta transferuar Juan Guillermo Cuadradon. Gjiganti katalunas i ka bërë gati 35 milionë euro për futbollistin e krahut të Fiorentinës, të cilin e kërkon edhe Manchester United.

Sport

22/07/2014 09:55

Janë ditë vendimtare për të ardhmen e Juan Guillermo Cuadrados. Sipas të së përditshmes spanjolle ‘Sport’, në versionin e saj online, Barcelona do t’ia prezantojë gjatë ditës së sotme Fiorentinës një ofertë prej 35 milionë eurosh për futbollistin e krahut kolumbian.

Klubi italian e vlerëson futbollistin jo më pak se 40 milionë euro, ndërsa e ka në tavolinë një tjetër ofertë nga Manchester United, po ashtu 35 milionë euro, plus bonuse.

Vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit, se në cilin ekip dëshiron ta vazhdojë karrierën.