Barbana kujton Ergin me këtë fotografi

Muaji nëntor do mbes gjithmonë në kujtesën e familjes Dini.

ShowBiz

16/11/2017 23:53

Kjo se pikërisht në këtë muaj, vitin e kaluar ndërroi jetë djali i tyre, këngëtari Ergi Dini, shkruan lajmi.net

Duke lënë një dhimbje të madhe tek ta, veçanërisht te motra e tij Barbana e cila ishte shumë e lidhur me të, Ergi po kujtohet çdo ditë nga ta.

Barbana sot ka hedhur një imazh në Instagram, ku shihet bashkë me Ergin dhe motrën e tyre Arlindën.

“Ne ishim shumë të lumtur dhe të mbushur. Treshja ideale” është shkrimi i lënë në këtë foto.

Ergi vdiq në një aksident trafik, duke lënë një zbrastësi të madhe edhe tek miqtë dhe fansat./Lajmi.net/

screenshot_1