Barazon Milani (Video)

Milani dhe Sampdoria i kanë ndarë pikët e tyre në përballjen e zhvilluar në San Siro, sa i përket ndeshjes së kësaj jave në Serie A.

Sport

12/04/2015 22:39

Pjesa e parë ishte mjaft stabile e cila përfundoi pa gola duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Dhe, në minutën e 58’ pas një neglizhence në mbrojtjen e Milanit, Soriano shënon për të kaluar mysafirët në epërsi.

Në minutën e 74’ Nigel De Jong shënon për të barazuar rezultatin, që deri në fund doli të ishte përfundimtar për këtë takim.

Me këtë pikë, Milani është në vendin e tetë më 42 pikë, teksa Sampdoria në vendin e gjashtë me 49 pikë.

YouTube player
YouTube player