Barazon Llapi, Drita – Liria mbyllet me 7 gola

Rezultatet dhe raportet nga ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Sport

18/11/2017 15:13

Pas humbjes 2:0 nga Gjilani në xhiron e 14’të, Llapi ka dështuar sërish, kësaj radhe ka barazuar 1:1 me Feronikelin.

Llapi kaloi në epërsi me anë të Egzon Sinanit në minutën e gjashtë, ndërsa gjithçka barazoi Mendurim Hoti në minutën e 11’të dhe pavarësisht se kishin mbetur edhe pothuajse 80 minuta lojë, rezultati mbeti ai i minutave të para.

Por, pavarësisht këtij barazimi, Llapi vazhdon të jetë në krye të Superligës së Kosovës me 27 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Drita që ka pushtuar vendin e dytë si dhe Prishtina, kjo e fundit u befasua dje nga Drenica, ku u mposht 2:0.

Në ndeshjet tjera, Trepça ’89 e ka mposhtur 2:0 Vllazninë e Pozheranit, ndërsa Drita ka fituar dramën kundër Lirisë së Prizrenit, që përfundoi 4:3, ku goli i tri pikëve u shënuan në minutat shtesë nga Xhevdet Shabani, shkruan Gazeta Express.