Barazimi madrilen e gëzoi Sanchezin

Alexis Sanchez beson se barazimi 2:2 në La Liga ndërmjet Atletico Madrid dhe Real Madrid, ishte rezultat perfekt për Barcelonën. Kampioni aktual i Spanjës iu afrua liderit ‘Los Blancos’ në vetëm një pikë, pas fitores 4:1 ndaj Almerias mbrëmë, ndërsa tash katalunasit gjenden dy pikë përpara pozitës së tretë, të cilën e zënë ‘Los Colchoneros’.…

Sport

03/03/2014 11:45

Alexis Sanchez beson se barazimi 2:2 në La Liga ndërmjet Atletico Madrid dhe Real Madrid, ishte rezultat perfekt për Barcelonën.

Kampioni aktual i Spanjës iu afrua liderit ‘Los Blancos’ në vetëm një pikë, pas fitores 4:1 ndaj Almerias mbrëmë, ndërsa tash katalunasit gjenden dy pikë përpara pozitës së tretë, të cilën e zënë ‘Los Colchoneros’.

“Rezultati në derbin e Madridit ishte mjaft i mirë për ne, por gjëja më e rëndësishme është se ne e bëmë punën tonë si duhet. I morëm tri pikë të reja dhe tash jemi vetëm një pikë prapa Real Madridit. Ne duhet të mundohemi ta marrim kreun e tabelës sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi sulmuesi kilian për uebfaqen zyrtare të klubit.

Madje, ish sulmuesi i Udineses beson se Messi me shokë mund të bëjnë edhe më shumë këtë sezon. “Ne kemi shanse për të shënuar edhe më shumë gola. Në ndeshjen e fundit, Almeria u mbrojt mjaft mirë”, përfundoi ai. Alexis e shënoi një gol të dielën, për ta çuar në 16, numrin e golave këtë edicion, nga 22 ndeshje të zhvilluara.