Barazimi i dytë radhazi nga Kosova U-19

Kosova U-19 ka luajtur përsëri baras pa gola në sfidën ndaj Hungarisë.

Sport

13/10/2018 21:40

Edhe ndeshjen e kaluar, që djelmoshat tanë e zhvilluan kundër Austrisë, e përfunduan po me të njëjtin rezultat.

Vlen të cekët se në takimin e sotëm Kosova pati shumë mungesa, megjithatë me sukses arriti që të dal e pa mposhtur.

Pas kësaj ndeshje, Kosova renditet e treta në grupin e 7 të kualifikimeve për Euro U-19.

Kosova grumbullon 2 pikë, po aq sa Austria, e cila pozicionohet një pozitë më lartë falë dy golave të shënuar. Hungaria prinë me katër pikë, kurse Sllovenia pozicionohet në vendin e fundit me vetëm një pikë. /Lajmi.net/