Barazim spektakolar mes Juventusit dhe Tottenhamit

Rezultati final në shtëpinë e italianëve ishte 2:2.

Sport

13/02/2018 22:35

Juventusi dhe Tottenhami kanë barazuar në ndeshjen e parë në Torino.

Rezultati final në shtëpinë e italianëve ishte 2:2.

Vendësit shënuan dy gola të shpejtë në 10 minutat e para me Gonzalo Higuain.

Megjithatë, Harry Kane dhe Christian Eriksen vendosën barazpeshën.

Para golit të barazimit nga danezi, Higuain humbi një penallti, e cila mund të ndryshonte jo pak ndeshjen.

Kësisoj, gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në Londër. /Lajmi.net/