Barazim pa gola në përballjen mes Danimarkës dhe Republikës së Irlandës

Ka përfunduar pa gola përballja e parë mes Danimarkës dhe Republikës së Irlandës.

Sport

11/11/2017 22:35

Ndeshja e parë e ‘Play Off’ për kualifikimin për Kampionatin Botëror, e zhvilluar në Kopenhagë, mes Danimarkës dhe Republikës së Irlandës, ka përfunduar pa gola, 0-0.

Ndeshja e kthimit në Irlandë luhet pas tre ditëve.

Kujtojmë se nga nesër (e diel), luhen ndeshjet e kthimit me përballjet mes Zvicrës dhe Irlandës Veriore, dhe Greqisë me Kroacinë./Lajmi.net/