Barazim në Londër, gjithçka mbetet e hapur

Ndeshja e zhvilluar në Londër u mbyll baras, 1:1.

Sport

20/02/2018 22:37

Chelsea dhe Barcelona kanë barazuar në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në Londër u mbyll baras, 1:1.

Willian kaloi në epërsi me një gol të bukur jashtë zonës së rrezikshme.

Rezultati u barazua nga Leo Messi, për të cilin ishte goli i parë kundër Chelseat.

Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila luhet pas dy javësh. /Lajmi.net/