Barazim në derbin francez

Derbi i Ligue 1, mes kampionit në fuqi Paris Saint-Germain dhe rivalit të tij kryesor për titull, Monaco, përfundoi në barazim 1:1, ballafaqim ky i vlefshëm për xhiron e 24’të. Vendasit e hendikepuar në mungesë të sulmuesit kryesor, Radamel Falcaos së lënduar, arritën të ndalin PSG’n e Zlatan Ibrahimovicit që kaloi herët në epërsi në…

Sport

09/02/2014 22:03

Derbi i Ligue 1, mes kampionit në fuqi Paris Saint-Germain dhe rivalit të tij kryesor për titull, Monaco, përfundoi në barazim 1:1, ballafaqim ky i vlefshëm për xhiron e 24’të.

Vendasit e hendikepuar në mungesë të sulmuesit kryesor, Radamel Falcaos së lënduar, arritën të ndalin PSG’n e Zlatan Ibrahimovicit që kaloi herët në epërsi në minutën e tetë me golin e Javier Pasctores.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e mysafirëve. Pas pak më tepër se një orë lojë, te Monaco në lojë u inkuadrua përforcimi i ri Dimitar Berbatov i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të janarit nga Fulham.

Por, ai nuk e shënoi golin e barazimit. Për këtë u përkujdes një futbollist i PSG’s. Thiago Silva shënoi autogol në minutën e 76’të, duke barazuar rezultatin, që doli të jetë epilogu përfundimtar i takimit.

PSG vazhdon të kryesojë me 55 pikë, pesë më tepër se Monaco.