Barazim kriminal

Michael Carrick ka përkrahur deklaratën e David Moyes se Manchester United është i thyer në aspektin mendor, dhe insistoi se barazimi kundër Fulhamit ishte “kriminal”. Moyes akuzoi skuadrën e tij për shfaqjen e “butësisë mendore” që i lejoi sulmuesit Darren Bent të shënojë në minutën e 94’të duke ia nxjerr skuadrës së tij një barazim…

Sport

10/02/2014 10:59

Michael Carrick ka përkrahur deklaratën e David Moyes se Manchester United është i thyer në aspektin mendor, dhe insistoi se barazimi kundër Fulhamit ishte “kriminal”.

Moyes akuzoi skuadrën e tij për shfaqjen e “butësisë mendore” që i lejoi sulmuesit Darren Bent të shënojë në minutën e 94’të duke ia nxjerr skuadrës së tij një barazim 2:2 në Old Trafford që e la kampionin në fuqi nëntë pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Moyes ka pranuar formën e dobët të ekipit kurse Carrick nuk kërkoi arsyetime. “Ta lëmë të na rrëshqet ashtu ishte kriminale”, deklaroi ai për MUTV.

“Është e rëndë për ta përballuar, e vështirë për ta shpjeguar se si arritëm të marrim vetëm një pikë. Ishte një ndeshje e pabesueshme, shumë e njëanshme”, shtoi ai.

Edhe pse United e dominoi përballjen, taktika direkte e skuadrës u kritikua pas 81 harkimeve në zonë.