Barazim historik i Spalit kundër Juventusit

Skuadra e promovuar këtë sezon në Serie A, Spal, ka arritur të marrë një pikë të madhe kundër Juventusit, duke barazuar pa gola (0-0).

Sport

17/03/2018 22:37

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Paolo Mazza’, nuk solli lojë me shumë raste, duke munguar edhe golat.

Vendasit ishin të përqendruar në mbrojtje, ndërsa mysafirët nuk gjenin hapësira për të arritur deri te goli.

Me këtë barazim, Juventusi numëron 74 pikë, katër më shumë se Napoli, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar./Lajmi.net/