Barazim dramatik në San Siro (Video)

Lazio nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej dy golave që e kishte në pjesën e parë, duke barazuar kështu me rezultat 2-2 në takimin e zhvilluar në San Siro kundër skuadrës së Interit.

Sport

21/12/2014 22:39

Ndeshja filloi shumë keq për Interin. Në minutën e 2’ Anderson shënon për të kaluar Lazion në epërsi. Në minutën e 37’ njeriu i njëjtë, shënon për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Pjesa e dytë i takoi Interit. Në minutën e 66’ Mateo Kovacic shënon  një supergol për të ngushtuar epërsinë e mysafirëve, para se Palacio në minutën e 80’ të shënojë për të barazuar rezultatin.

Me këtë barazim, Lazio është në vendin e tretë të tabelës së Serie A me 27 pikë, teksa Interi është në kuotën e 21 pikëve.

Video