Barazim dramatik në Meazza (Video)

Interi dhe Napoli kanë ndarë pikë në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Giuseppe Meazza që përfundoi me rezultat 2-2.

Sport

19/10/2014 23:39

Pjesa e parë kishte një intensitet mjaft të madh me një Inter i cili ishte më kërkues. Një goditje e fortë me të majtën nga Hernanes, u ndal nga shtylla e kundërshtarit.

Në minutën e 79’, Jose Callejon me një goditje të bukur brenda zonës, arrin të mposhtë portierin Handanovic.

Sidoqoftë, festa e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 82’ i posafuturi në lojë, Fredy Guarin shënon për të barazuar rezultatin.

Fundi i takimit ishte shumë dramatik. Callejon në minutën e 90’ shënon për të kaluar Napolin në epërsi, ndërsa dy minuta më vonë, Hernanes shënon për të barazuar rezultatin.

Me këtë barazim skuadra e Interit është në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Napoli posedon 11 pikë.

Video