Barack Obamës i ndalohet hyrja në Çeçeni

Ndonëse Moska zyrtare ende nuk ka reaguar me ndalesa të hyrjes në territorin e Rusisë, njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë është gjetur në listën e personave të padëshiruar për hyrje në këtë njësi federale të Rusisë. 

Bota

27/07/2014 13:47

Bëhet fjalë për Çeçeninë, sundues i fuqishëm dhe njeri i presidentit Vlladimir Putin, Ramzan Kadirov. Ai publikoi në Instagram vendimin që Barack Obamën ta fusë në listën e zezë të personave të cilëve u ndalohet hyrja në Çeçeni.

Pos Obamës, në listën e zezë janë edhe krerët e BE-së, Jose Manuel Barroso, Herman Van Rompuy dhe Catherine Ashton. Kadirov nuk dëshiron t’ shohë ata në republikën e tij para së gjithash “për shkak të asaj që se BE-ja dhe Amerika kanë bërë në Ukrainë, Libi, Siri, Irak dhe Afganistan”, gjë që sipas tij, paraqet terrorizëm shtetëror.

Në ndërkohë, Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka reaguar ashpër të shtunën për zgjerimin e listës që i nënshtrohen sanksioneve, në mesin e të cilëve janë edhe disa spiunë eminentë rusë. Në komunikatën e Kremlinit theksohet se Brukseli ka hequr dotë nga bashkëpunimi me Moskën në fushën e sigurisë rajonale e ndërkombëtare.

“Jemi të bindur që terroristët ndërkombëtarë këtë vendim të BE-së do ta presin me entuziazëm të madh”, thuhet në komunikatën e Moskës zyrtare.