Barack Obama fal 46 të burgosur

Presidenti amerikan Barak Obama ka zbutur dënimet e 46 të burgosurve federal më 13 korrik, një veprim për të cilin ai tha se është pjesë e angazhimit të tij për të reformuar sistemin e drejtësisë penale në SHBA.

Bota

13/07/2015 23:21

Shumica e të burgosurve, të cilëve iu ndryshuan dënimet, kishin qenë të përfshirë në kontrabandim të kokainës, raporton Evropa e Lirë.

Është planifikuar që ata të lirohen më 10 nëntor.

Disa nga ata që u falën, kishin qenë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Obama ka falur përafërsisht 90 persona gjatë mandatit të tij presidencial, shumica prej të cilëve nuk kishin bërë shkelje të dhunshme dhe kishin qenë të dënuar për krime të drogës në bazë të rregullave të vjetra dënimit.

“Dënimet e tyre nuk përshtaten me krimin”, tha Obama në një video të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Më 16 korrik, Obama do të bëhet presidentiqë viziton një një burg federal.