Barack Obama e ka një bust në planetin Mars?!

Entuziastët e mjeteve të paidentifikuara fluturuese (UFO) thonë se kanë vërejtur kokën e presidentit amerikan Barac Obama në sipërfaqe të planetit Mars. 

Bota

02/12/2014 23:27

Sipas këtyre entuziastëve, në foton panoramike, që është bërë qysh në vitin 2005 nga ana e satelitit Rover Spirit, shihet një formacion shkëmbor që të përkujton shumë në kokën e presidentit Obama dhe që besohet se mund të jetë edhe statujë e tij.

“Në kërkim të strukturave në Mars, kam vërejtur këtë kokë”, deklaroi Scott Waring, autor i blogut UFO Sightings Daily, transmeton Lajmi.net.

“Bazuar në mënyrën se si qëndron, mendoj se koka është vertëm pjesë e tërë bustit, që është nën sipërfaqe nga krahët e poshtë”, mendon ai.

Një tjetër entuziast i UFO-ve, një nga autorët e blogut UFO Sightings Hotspot, e ka përpunuar fotografinë në mënyrë kompjuterike dhe ka zbuluar që koka i ngjason jashtëzakonisht shumë Barack Obamës.

“Pasi e ‘pastrova’ foton në program, zbulova se struktura shkëmbore e kokës ngjason shumë me atë të presidentit Obama”, thotë ai.

Si transmeton Lajmi.net, spekulimet kanë filluar që moti dhe Shtëpia e Bardhë është detyruar të demantojë disa shkrime, sipas të cilave Barack Obama është teleportuar në planetin Mars gjatë viteve ‘80-të shekullit të kaluar.

Ndërkaq, një punonjëse e agjencisë amerikane të kërkimeve hapësinore NASA deklaroi para pak ditësh se kjo agjenci e ka fshehur misionin në Mars, në kuadër të të cilit në planetin e kuq është dërguar edhe njeriu, që është shoqëruar edhe me një incizim, në të cilin shfaqet dy astonautë duke ecur nëpër sipërfaqen e Marsit. 

Sipas dy “udhëtarëve nëpër kohë” të vetëshpallur, hulumtues të gjithësisë dhe agjentë shtetërorë, Andrew D. Basiago dhe William Stillings, ata dikur kanë shërbyer si ‘krononaut’ nën drejtimin e ajencisë amerikane DARPA, duke kaluar nëpër të gjithë kufijtë e hapësirës dhe kohës. Dhe bëjnë be se edhe Barack Obama ka qenë një prej personave të tillë.

Sipas tyre, Obama nuk gënjen v etëm për identitetin e tij, por edhe për stazhin ushtarak. Ndonëse kundërshtarët politikë në vitin 2008 e kanë sulmuar se kurrë nuk i ka shërbyer vendit, “e vërteta është se ai ak qenë pjesë e programit sekret intergalaktik të CIA-s, që në vitet e ‘80 e kishte selinë në një universitet publik të Kalifornisë.

Por, sipas tyre, nuk është Obama i vetmi që e ka vizituar ‘planetin e kuq’. Krahas Obamës, i cili në atë kohë ishte 19-vjeçar dhe quhej me emrin Barry Soetero, ishin edhe dhjetëra njerëz të rinj, të cilët janë teleportuar në Mars në mënyrë të fshehtë. Drejtorja e tashme e DARPA-s, Regina Dugan po ashtu ka qenë ‘krononaut’.

Ndërmjet viteve 1981 dhe 1983, Obama, sipas tyre, ka vizituar dy herë Marsin, duke përdorur dhomën për teleportim. Mirëpo, nuk dihet se çka ka bërë Obama në Mars, ndonëse Basiago dhe Stillings thonë se objektiv i këtyre misioneve në gjithësi ishte vendosja e mbrojtjes së sovranitetit territorial të kësaj pjese të Marsit. (lajmi.net)