Barack Obama do të bëjë diçka këtë javë, që asnjë president tjetër nuk e kishte bërë më parë

Pasi Gjykata Supreme në mënyrë efektive legalizoi martesën e homoseksualëve dhe votoi ruajtjen e një aspekti kyç të reformave shëndetësore, Barack Obama ka lënë të kuptohet se do të bëjë reforma në drejtësi penale që njëherit është fokusi kryesor i tij gjatë muajve të fundit.

Bota

13/07/2015 00:00

Tani Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, presidenti Obama do të jetë edhe zyrtarisht presidenti i parë i këtij vendi i cili do të vizitoi një burg federal, kur do të udhëtoi për në El Reno, Institucion Korrektues në Oklahoma.

Në burg, Obama do të intervistohet për një dokumentar që flet mbi reformën e burgjeve për shkak të ajrit. Ndërsa sipas “New York Times”, Obama para se të largohet nga detyra planifikon të zbusë dënimet e dhjetëra autorëve jo të dhunshëm të drogës që gjenden në burgjet federale, transmeton lajmi.net.

Shtetet e Bashkuara konsiderohen si njëra prej shteteve me normën më të lartë të burgosjes në botë. Në një fjalim të mbajtur në prill të këtij viti, Hillary Clinton vuri në dukje se derisa vetëm pesë për qind e popullsisë së botës jeton në SHBA, ky vend është shtëpia e 25 për qind të burgosurve në botë.