Banorët të shqetësuar që fshati piktoresk po u  kthehet në deponi /Foto

Fshati Mramorë i Prishtinës gjatë stinës së pranverës merr ngjyrë të gjelbër në tersi. Por, qoshet e fshatit kanë filluar të kthehen në deponi.

Lajme

26/05/2018 16:26

Banorët e Mramorit janë të shqetësuar më faktin se në fshatin e tyre po krijohen deponi. Ata mendojnë se kompanitë ndërtimore, në mungesë të lokacioneve adekuate po ua dërgojnë mbetjet e ndertimit në vendin e tyre, shkruan lajmi.net.

“Në fshatin Mramor, vendi i quajtur Klysyr tek urat e prishura nga Kompania Standard ku e para ka hedhur mbetje inerte po vazhdojnë edhe persona tjerë të pa përgjegjshëm të hedhin mbeturina të ndryshme”, thuhet në ankesën e Rashit Gashi të cilën e ka publikuar në platformën ndreqe.com. /Lajmi.net/