Banorët pastrojnë Liqenin e Batllavës

Organizatat “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan”, së bashku me banorë të Orllanit, organizuan sot aksion për pastrimin rreth liqenit Batllava.

Lajme

28/04/2018 21:58

Në aksion morën pjesë rreth 70 vullnetarë.

Organizatorët thanë se java e fundit e prillit do te jetë tradicionalisht javë pastrimi rreth liqenit.

Pjesëmarrës në aksionin e sotēm ishin dhe zyrtarë nga Komuna e Podujevës, nga shoqata e peshkatarëve e vizitorë të rastit.

Aksionin me materiale shpenzuese, doreza dhe qese e mbështeti Komuna e Podujevës; për bartjen e mbeturinave u përkujdes kompania “Pastrimi”, ndërsa për ushqim dhe pije u kujdesen disa nga restorantet e këtushme etj.