Banorët kërkojnë largimin e uzurpatorit nga lagjja e tyre (Foto)

Ka kohë që një parking në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është pa ndriçim publik.

Lajme

17/10/2017 15:03

Shkaktar i prishjes së ndriçimit sipas banorëve është një person i cili e ka vendosur një kioskë ilegalisht qe disa vite.

Thonë të kenë bërë ankesa në Komunë për largimin e tij, por Komuna nuk ka intervenuar, pos njëherë pa rezultat konkret.

“Ka tri vite që ankohemi. Dy muaj ia kanë mbyll lokalin, prapë e ka hapur pa leje. Banorët e kanë parë shitësin duke urinuar në hyrje të banesës. Kur e ka vendosur kioskën e ka prishur ndriçimin e parkingut”, ka thënë për lajmi.net në emër të banorëve një banorë i hyrjes së banesës përballë kioskës.

Kryetari i Bashkësisë Lokale 6, për  “Bregun e Diellit”, Shqefqet Hoxha nuk është shprehur i gatshëm të prononcohet për këtë rast.

“Njëherë prej herësh nuk  jam kryetar i Bashkësisë Lokale”, tha shkurt ai, ndërkohë emri i tij gjendet tek lista kryetareve të Bashkësive Lokale, të cilët i ka publikuar Komuna e Prishtinës para pak ditëve. /Lajmi.net/

Foto të bëra të hënën:

22551423_10155512493926049_1552475460_n

Foto të bëra para pakë ditësh:

22538061_10155512222816049_2033600813_n 22547601_10155512222416049_2104788002_n 22635443_10155512222466049_1297535038_n