Banorët e Zllakuqanit tash e dy javë pa rrymë, bllokojnë magjistralen Klinë -Istog

Banorët e fshatit Zllakuqan të Komunës së Klinës tash e dy javë kanë mbet pa energji elektrike, ndërsa sot në shenjë revolte ata kanë protestuar në magjistralen Klinë – Istog duke bllokuar rrugën me ç’rast është dashur të intervenoj edhe Policia e Kosovës.

Lajme

21/07/2018 15:22

Organizatorët e protestës i kanë thënë Gazetës Insajderi se ata kanë ndërprerje të rrymës çdo ditë nga nëntë orë. Banorët e këtij fshati thonë se ata janë pagues të rregullt të rrymës mirëpo nuk kanë asnjë informatë pse ka ndodhur kjo ndërprerje, shkruan Insajderi.

Ata kanë protestuar sot për rreth një orë me arsyen se nëse Kompania Kosovare për Distrubuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) nuk ndërmarrin ndonjë gjë për lëshimin e energjisë elektrike do të marrin edhe masa tjera të revoltës.

Valmir Lleshaj organizatori i kësaj protesta ka thënë për Gazetën Insajderi se rryma është ndërprerë qe dy javë dhe KEDS nuk ka marr asnjë veprim që ta rregulloj.

“Kemi lajmëruar KEDS mirëpo ata na kanë thënë se janë duke rregulluar disa prishje, mirëpo prishja e tyre zgjati qe dy javë, kemi bërë ankesë me shkrim dhe tash jemi duke e dërguar në KEDS”, ka thënë Lleshaj për Insajderin.

Insajderi ka provuar të kontaktoj me KEDS mirëpo ende nuk ka marr ndonjë përgjigje nga ana e tyre se pse ka ndodhur kjo ndërprerje e rrymës.

Ndërsa lidhur me bllokimin e rrugës është dashur të intervenoj edhe Policia të cilët pas intervenimit kanë arritur të qetësojnë situatën dhe ta zhbllokojnë rrugën.

Mirëpo organizatori i protestës Lleshaj ka thënë se nëse KEDS nuk intervenon në lëshimin e energjisë elektrike pritet që ata të fillojnë protestë edhe më të madhe. /Insajderi.com

Videon mund ta shikoni KETU: