Banorët e shqetësuar me trupin misterioz të mbështjellë me litarë (Foto)

Pranë një lumi në Bristol të Anglisë, është shfaqur një trup si i njeriut, i tëri i mbështjellë me litarë.

Fun

23/10/2017 13:06

Megjithëse duket sikur atë e ka nxjerrë uji, shihet se është vendosur aty nga dikush, por nuk bëhen të ditura motivet apo çfarë është në të vërtetë, transmeton Telegrafi.

Trupi misterioz që po frikëson banorët

“Është një trup metali, që duket sikur mumie. Po ta shikosh nga larg të frikëson, por nga afër shihet se është vetëm një lojë”, ka thënë një banor lidhur me rastin.

Ende nuk dihet kush e solli këtë objekt të pazakontë

Objekti misterioz, besohet të jetë lojë në prag të natës së shtrigave, apo ndonjë projekt artistik. /Lajmi.net/