Banorët e qytetit pa lum tash kanë ku freskohen (Video)

Nga mëngjesi i ditës së sotme, pishina e Gërmisë, ka hapur dyert për vizitorët e saj.

Lajme

26/06/2017 20:41

Pishina posedon të gjitha kushtet elementare që adhuruesit e ujit të kalojnë kohë në të, njofton Klan Kosova.

E qytetarët nuk shohin dallim nga viti i kaluar, veç se kanë një kërkesë specifike. Ajo lidhet me çmimet e biletave.

Çmimin e hyrjes  një euro për fëmijë e dy për të rritur, sipas vizitorëve është i lartë.

Kjo pishinë e cila është e vetmja në kryeqytet, do të mund të shfrytëzohet nga qytetarët  për freskim nga 26 Qershori deri me 31 Gusht, prej orës 10 deri në ora 18.

YouTube player