Banorët e lagjes Mirena në Hade: Qeveria nuk i mbajti fjalët

Kryeministri Ramush Haradinaj iu dha 10 ditë kohë banorëve të Hades dhe Shipitullës për të pranuar ofertën “gjeneroze”, siç e quajti ai. Në të kundërtën, ai deklaroi se do t’i dërgojë ekskavatorët.

Lajme

13/12/2017 20:03

Qenan Mirena, banor i Hades, e di që i kanë mbetur edhe dy ditë per t’iu përgjigjur pozitivisht ofertës, por kjo nuk po ia ndryshon qëndrimin e tij për shpronësim.

Ai shprehet se marrëveshja e shtatorit të  këtij viti , nuk përkon me fjalët e fundit të kryeministrit Haradinaj.

Për moszbatimin e vendimit paraprak, banorët e lagjes Mirena në nëntor kanë dërguar edhe letër tek Zyra e Kryeministrit, por nga kjo e fundit nuk morën asnjë përgjigje, raporton RTV Dukagjini.

Banorët e kësaj lagje thonë se nuk lëshojnë shtëpitë e tyre pa një marrëveshje e cila iu konvenon edhe atyre.

Ndërkaq, lagjet  e tjera Mjekiqi dhe Grajqevci të Hades së Obiliqit kanë pranuar ofertën e qeverisë së Kosovës për shpronësim.