Banorët e Hadës kërcënojnë me përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk realizohen

Banorët e Hadës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës së zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.

Lajme

26/04/2018 11:19

Ragip Grajqevci, njëri nga protestuesit e banorëve të Hadës, ka thënë se ata duan që të takohen me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe kanë kërkuar që mos të anashkalohen, raporton lajmi.net.

Ndryshe ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen do të vazhdojnë me protesta jopaqësore.

“Kemi dalë sot ku kërkojmë një marrëveshje me kryeministrin Haradinaj që mos të anashkalohemi. Nëse kërkesat nuk do të plotësohen do të vazhdohet me protesta  në mënyrë jopaqësore”, ka thënë ky banor.

Protestuesit momentalisht po qëndrojnë të qetë para objektit të Qeverisë./Lajmi.net/