Banorët e ‘Bregut të Diellit’ të irrituar, kërkojnë llogari për mosfurnizim me ujë 24h!

Pas zotimeve të shumta të Shpend Ahmetit se kryeqyteti do të jetë 24 orë me ujë, një gjë e tillë ende nuk është arritur.

Lajme

22/03/2017 19:08

Ahmeti javë e kaluar ka përuruar fabrikën e ujit në Shkabaj, e që ka thënë se tani më nuk do të ketë reduktime të ujit, mirëpo këto deklarata kanë irrituar qytetarët të cilët po vazhdojnë gjendjen e njëjtë të furnizimit me ujë, shkruan lajmi.net.

Mentor Hoxhaj, qytetar që jeton në lagjen ‘Bregu i Diellit’, është shprehu i zhgënjyer për mos pasje ujë për nevoja të përditshme.

Ai në një ‘ankesë’ dërguar në redaksinë e lajmi.net ka thënë, se kjo lagje është përballur sot më reduktime të tmerrshme të mos furnizimit me ujë, sipas tij, 5 orë nuk kanë pasur ujë.

“24h ujë! Më shumë se 5 orë pa ujë! Te kesh ujë 24h nuk është e arritur, është standardi minimal ! Andaj, çdo “vetëlavdërim” ne te ardhmen, për arritjen e këtij standardi, praktikisht nuk është asgjë më pak se sa fyrje ne nivelit të qytetarit! Për të gjithë NE qe mendojmë qe po jetojmë ne kryeqytet, për të gjithë NE qe mendojmë se jetojmë ne shekullin XXI!”, ka thënë Hoxhaj. /Lajmi.net/