Banorët akuzojnë Komunën e Prishtinës për falsifikime të dokumenteve dhe lëshime të kundërligjshme të lejeve ndërtimore (Foto/Video) – Lajmi.net
Banorët akuzojnë Komunën e Prishtinës për falsifikime të dokumenteve dhe lëshime të kundërligjshme të lejeve ndërtimore (Foto/Video)
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 15:17, 20 March 2017
Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë nuk po i përmbahet asnjë ligji. As ligjit të ndërtimit, as të planifikimit, as të procedurës administrative, të drejtës në pronë, mjedisit, rrugëve, por as Planeve Rregulluese në fuqi. Sipas rreth 1 mijë banorëve që jetojnë në ndërtesat e “LIN Projektit” në veri e deri te ndërtesat e “Ing Engineeringut” në jug, komuna po vepron kundërligjshëm dhe vetëm sipas interesave klanore.

Madje, sipas këtyre banorëve, përveç se komuna nuk po i zbaton ligjet në fuqi, përmes falsifikimit dhe legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë, duke keqpërdor pozitën zyrtare, ajo ka vepruar edhe në kundërshtim me Ligjin Nr. 2003 / 14 për Planifikimin Hapësinor, respektivisht në kundërshtim me nenet 15, 16, 17, 19, 20 dhe 22, si dhe më 26 shkurt 2017 (dokumenti ka datën 21.02.2017), Komuna e Prishtinës u ka ofruar atyre vetëm një letër në formatin “A4” të një kinse plani rregullativ, i cili, sipas tyre, është i falsifikuar pasi nuk përmban të dhënat e sakta, transmeton lajmi.net.

Dokumenti ligjor i planit rregullues i vitit 2010, ata thonë se është zhdukur në tërësi.

Ky dokument ka qenë i prezantuar edhe nëpër televizionet vendore në shtator të vitit 2015, ku shihet zonë gjelbëruese dhe me përmbajtje krejt tjetër.

Linku si dëshmi:

 

Sipas Komunës së Prishtinës, revidimi i këtij plani ka ndodhur 23 janar 2012, gjë që banorët e kundërshtojnë tërësisht, kurse çuditërisht në videon e mësipërme, me 12 shtator 2015, ku flet Hysen Durmishi, minuta 5.12, shihet hapësira e gjelbëruar, sipas planit të mëhershëm rregulltiv.

Banorët thotë se në dokumentin e Komunës së Prishtinës tani nuk figuron fare plani rregullues i vitit 2010, por ka informata të pavërteta ku kinse ndryshimet janë bërë në vitin 2009 dhe 2012, si dhe ndryshimi është kinse vetëm në rrugë, duke kontrabanduar në këtë mënyrë zonën gjelbëruese në zonë ndërtimore.

Për më tepër, sipas banorëve, zona gjelbëruese ka qenë pronë publike dhe përroskë.

Bazuar në ligj (neni 20), për çdo ndryshim në planin rregullativ duhet të aplikohet procedura fillestare e miratimit të tij, gjë që nuk ka ndodhë dhe as që ka pasur konkurs dhe diskutim publik, siç është e përcaktuar me ligjet në fuqi.

Edhe sikur dokumenti i falsifikuar i planit rregullues të ishte legjitim, sipas banorëve, sërish Komuna e Prishtinës duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe me veprimet e tjera të kundërligjshme, po vepron në kundërshtim me Planin Zhvillimor Urban, sepse ai përcakton se “Në zonat e reja të banimit ruhen distancat në mes objekteve 1 deri 1.5h, ndërsa nga kufiri i parcelës 0.50-0.75 h. Te fasadat pa ndriçim primar min. i distancës është 7.0m. Në zonat e reja të banimit max. i lejuar i shputës ISHP 0.4, 40% e sipërfaqes”.

Gjithashtu edhe ligji mbi rrugët, neni 26, përcakton se askush nuk duhet të ndërtojë në distancë prej 10 deri 20 m larg trupit të rrugës, në rrugë lokale minimum duhet të jetë 10 m.

Komuna e Prishtinës, sipas banorëve të kësaj pjese, duke e parë se me dispozitat ligjore nuk mund të lëshojë leje, atëherë ka bërë mashtrime dhe falsifikime dhe nuk ka respektuar asnjë dispozitë ligjore.

Dyshimet e banorëve janë se Komuna e Prishtinës ka falsifikuar dhe mashtruar, që tërësisht në mënyrë të fshehtë të lëshoj leje të kundërligjshme, siç dëshmohet edhe në emisionin për MAT 1.

Me ligjet në fuqi dhe kushtet e ndërtimit, zona në fjalë është zonë gjelbëruese dhe nuk mund të ndërtohet asgjë përpos infrastrukturës rrugore dhe rekreacionit, e që janë obligative për Komunën e Prishtinës. /Lajmi.net/

 

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Supercar Showdown