Banka që theu sanksionet, dënohet 8.9 miliardë dollarë

Banka franceze “BNP Paribas” është dënuar me 8.9 miliardë dollarë amerikanë pasi ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat penale të ngritura nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara për shkelje të sanksioneve kundër Iranit, Sudanit dhe vendeve të tjera. 

Bota

01/07/2014 11:53

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se BNP Paribas me qëllim i ka fshehur mijëra transakcione me Iranin dhe Sudanin, si dhe Mijanmarin dhe Kubën, në periudhën 2004 – 2012.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder, ka deklaruar se BNP Paribas ishte përgatitur gjerësisht për t’i fshehur transakcionet e ndaluara, t’i mbuloj gjurmët, dhe t’i mashtroj autoritetet e Shteteve të Bashkuara.

Holder ka thënë se shkelje ishin bërë edhe në vendet e involvuara në terrorizëm dhe shkelje të të drejtave të njeriut, siç ka thënë ai, në shumë raste në dëm të sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Dënimi është vlerësuar si më i larti në ndonjë rast penal me involvimin e ndonjë banke.