Banka gjermane aplikon normë negative të interesit për klientët

Një bankë e vogël gjermane ka paralajmëruar të mërkurën se do të ofrojë “interes negativ” për depozitat monetare në shuma të mëdha, përkatësisht se do t’iu marrë klientëve 0.25 për qind në depozita të larta mbi 500,000 euro. 

Lajme

29/10/2014 21:00

Banka Qendrore Evropiane vitin e kaluar ka caktuar shkallë negative për bankat e mëdha për të ashtuquajtura “depozita të natës” (ruajtja e pazareve ditore), por kjo është hera e parë në Gjermani që klientët duhet të paguajnë bankat për ruajtjen e mjeteve të tyre monetare, transmeton lajmi.net.

Skatbank, një bankë e vogël në qytetin  Altenburg, në lindje të Gjermanisë, ka njoftuar se normat negative të interesave do të fillojë t’ia aplikojë nga muaji i ardhshëm. Zëdhënësi i kësaj banke deklaroi se Skatbank, e cila ka 15,000 klientë, momentalisht nuk paguan fare interes për depozita mbi 500,000 euro.

Normat e interesave në Gjermani janë shkrirë pasi Banka Qendrore Evropiane u përpoq që me kredi të lira të gjallërojë zonë  e përgjumur të eurozonës, por kjo nuk solli ndonjë rezultat për tu lavdëruar.

Tregjet financiare po i përshëndesin kreditë e lira, por gjermanët e pasur protestojnë për arsye të mungesës së mënyrave për investim dobiprurës.

Portali Verivox ka njoftuar se bankat afariste (komerciale) tash e sa javë kanë filluar të aplikojën  norma negative të interesit. 

(lajmi.net)