Banka Botërore përmbledhë historinë dy mijë vjeçare të Kosovës në një tabelë (Foto)

Banka Botërore ka përmbledhur historinë  2000 vjeçare të Kosovës në një tabelë të vetme.

Fun

19/06/2017 15:31

Në këtë tabelë jepen informatat se si Kosova përgjatë pjesës më të madhe të historisë së saj ka qenë nën sundimin e të huajve.

Banka Botërore përshkruan historinë e Kosovës qysh nga shekulli i katërt Para Erës Sonë, kur ishte ngritur Mbretëria Dardane si pjesë e Ilirisë.

Më tej përfshihet periudha e pushtimi nga Perandoria Romake, pastaj ardhja e popujve sllavë në Ballkan.

Në këtë tabelë vazhdon përmbledhja e historisë përgjatë shekujve deri në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. /Lajmi.net/