Banka Botërore e gatshme t’i financojë projektet në Ballkan – Lajmi.net
Banka Botërore e gatshme t’i financojë projektet në Ballkan
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 14:27, 7 December 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn (në mes) në tubimin në Sofje
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn (në mes) në tubimin në Sofje
Banka Botërore është e gatshme t’i ndajë deri në 200 milionë dollarë për projektet me të cilat do të zhvillohej transporti dhe lidhjet tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha sot zyrtarja e lartë e kësaj banke, Christina Georgieva.

“Ne jemi të gatshëm t’i financojmë projektet e tregtisë dhe transportit për t’i ndihmuar vendet e rajonit t’i largojnë pengesat që ekzistojnë tash”, tha Georgieva në tubimin ekonomik të nivelit të lartë në Sofje të Bullgarisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, liderët e Ballkanit, përfshirë kryeministrat e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe të Shqipërisë, pastaj presidentët e Kosovës dhe të Malit të Zi dhe ministrin e tregtisë së jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, janë pajtuar për hapat kah integrimi më i thellë në Ballkanin Perëndimor dhe kanë shprehur përkushtim për përmirësim të infrastrukturës dhe lidhshmërisë së rajonit, raporton agjencia Reuters nga Sofja.

Fjalët kyçe: Ballkan, BB, projektet

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble