Bangladesh, tetë të vdekur dhe 50 të plagosur nga shpërthimi i një zjarri

Një zjarr ka lënë të vdekur tetë persona, më shumë se 50 të lënduar dhe 200 shtëpi të varfëra janë djegur plotësisht në Bangladesh, thanë policia dhe zjarrfikësit.

Bota

17/02/2019 09:19

Një zyrtar tha se zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër.

Bangladeshi është një vend i varfër ku rregullat e sigurisë rrallë ndjeken dhe aksidentet vrasin qindra vetë çdo vit, njofton Klan Kosova.

Në 2013, kolapsi i fabrikës Rana Plaza vrau më shumë se 1.100 punëtorë.