Banega mund të ribashkohet me Emery tek Arsenal

Arsenal mund të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Sevilla, Ever Banega.

Sport

28/12/2018 21:15

Agjenti i lojtarit argjentinas është parë në Londër, dhe “Mundo Deportivo” shkruan për një mundësi të kalimit të lojtarit në Arsenal, transmeton lajmi.net.

Emery e njeh mjaft mirë lojtarin pasi më herët kishte punuar me të tek Valencia dhe Sevilla.

Raportime nga Anglia thonë se trajneri i “Gunners” do të kishte dëshirë që përsëri të punonte me mesfushorin.

Kujtojmë se klauzola e lirimit për Banega është 20 milionë euro. Kaq së paku duhet të paguaj Arsenal. /Lajmi.net/