Banakieri që me 20 dollarët e gjetura, fitoi 1 milionë në lotari

Zëdhënësi i lotarisë së Kalifornisë, ka bërë të ditur se një burrë i cili i kishte gjetur 20 dollarë në rrugët e San Franciskos pranë aeroportit ndërkombëtarë, i kishte përdorur ato për të luajtur loto, me të cilat edhe ka fituar 1 milionë dollarë, shkruan “Reuters”.

Fun

01/09/2015 12:01

Hubert Tang e kishte përdorur kartëmonedhën fatsjellëse për të blerë dy tiketa gërvishtëse në një dyqan në afërsi të aeroportit gjatë të mërkurës, ku për fat fitoi çmimin kryesor, ka deklaruar zëdhënësi i lotarisë Greg Parashak, transmeton lajmi.net.

“I kam gërvishtur tiketat para dyerve të dyqanit, dhe i thash mikut që ishte me mua se më duket se kam fituar një milionë dollarë”, ka deklaruar Tang.

Tang, një banakier në aeroport, nuk kishte luajtur lotari për më shumë se dhjetë vite, por kur i gjeti paratë vendosi ti shpenzojë për blerjen e tiketave gërvishtëse.

Tang ka deklaruar se ende nuk ka planifikuar se si do ti shpenzojë paratë e fituara, por është tallur duke thënë se disa kartëmonedha 20 dollarëshe do ti gjuaj nëpër vende të ndryshme, duke shpresuar se ndonjë fatlum do ti gjejë dhe të fitojë sikurse ai. (lajmi.net)