Ban Ki-Moon: Zgjedhjet janë moment historik

Ban Ki-Moon beson se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta këtë të diel do të shënojë një moment historik në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

Lajme

02/11/2013 10:20

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, po ndjek me vëmendje përgatitjet për zgjedhjet vendore në Kosovë.

Në një deklaratë të zëdhënësit të tij thuhet se Sekretari i Përgjithshëm përshëndet përparimin e arritur dhe vendosmërinë e të gjitha palëve për të garantuar zhvillimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të pacënuara nga kërcënimet dhe dhuna, raporton VOA.

Ban Ki-Moon bën thirrje që të gjitha palët t’u përmbahen standardeve më të larta demokratike dhe të tregojnë respekt të plotë për larminë e opinioneve të popullatës.

“Sekretari i Përgjithshëm beson se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta të dielën do të shënojë një moment historik në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë”.

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara inkurajon që në këto zgjedhje të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe dhe sa më përfaqësuese që të jetë e mundur”.