Bambi, në tatuazhin e Srnas

Protagonisti i filmave të animuar, ‘Bambi’, shihet i vizatuar në këmbën e futbollistit kroat, Darijo Srna.

Sport

10/06/2014 20:51

Mesfushori kroat, Darijo Srna, ka befasuar duke e shfaqur një tatuazh gjatë stërvitjeve, ku shihet një ‘Bambi’, protagonisti i një filmi të animuar.

Përfaqësuesi kroat e ka bërë tatuazh këtë figurë në këmbën e tij. Mirëpo, duket se ai nuk e ka ditur domethënien e kësaj fjale në portugalisht, pasi bashkëlojtarët brazilianë të tij tek Shakhtar, kanë filluar të bëjnë shaka me të.

Në fakt, në gjuhën portugeze, Bambi është një formë e shprehjes së të rinjve homoseksualë.