Balotelli, tri ndeshje moslojë

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli e pagoi shtrenjtë përjashtimin e tij në ndeshjen kundër Napolit të dielën në San Siro, duke u suspenduar për tri ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit. Reprezentuesi italian u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të takimit – të cilin Napoli e fitoi me rezultat 2-1…

Sport

23/09/2013 16:48

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli e pagoi shtrenjtë përjashtimin e tij në ndeshjen kundër Napolit të dielën në San Siro, duke u suspenduar për tri ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit.

Reprezentuesi italian u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të takimit – të cilin Napoli e fitoi me rezultat 2-1 – kur kishte shprehur reagim të ashpër ndaj gjyqtarit Luca Banti, duke kërkuar edhe kontakt fizik me të.

Balotelli është kritikuar për sjelljen e tij nga trajneri Massimiliano Allegri dhe disa bashkëlojtarë të tij. Ai do të mundojë në ndeshjet kundër Bolognës, Sampdorias dhe derbit në Torino kundër Juventusit.

Reprezentuesi italian u ndëshkua për një takim për shkak të kartonit të dytë të verdhë, kurse dy ndeshjet e tjera të suspendimit i pësoi për shkak të reagimit që bëri.

Në një tjetër vendim, sektori i tifozëve të Milanit do të jetë i mbyllur për një ndeshje pas fyerjeve ndaj futbollistëve të Napolit.