Balotelli tallet me Manchesterin (Foto)

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotellit është tallur me skuadrën rivale, Manchester United e cila ka pësuar humbje kundër Leicesterit.

Sport

21/09/2014 17:45

Manchester United u mposhtë në mënyrë shokuese kundër Liecesterit. Djajtë ishin duke udhëhequr me rezulta 3-1, ndërsa në fund pësuan humbje të lartë prej 5-3.

Mario Balotelli si duket u disponua shumë nga humbja e Manchesterit dhe nuk e ka vonuar talljen me këtë skuadër.

Ai në profiling zyrtar të Twitter ka postuar një mesazh të shkurtër: “Man utd…Shumë qesharake’.

Liverpooli gjithashtu pësoi humbje në ndeshjen e djeshme kundër West Hamit me rezultat 3-1.