Balotelli shuan dyshimet, zgjedh klubin e ri

Mario Balotelli ka vendosur të largohet nga Nice por mund të mbetet në Ligue 1.

Sport

19/05/2018 09:11

Mario Balotelli është gjithnjë e më afër një klubi të ri.

“L’Equipe” shkruan se sulmuesi ka vendosur të largohet nga Nice por mund të mbetet në Ligue 1.

Trajneri i Olympique Marseille, Rudi Garcia është afër ta bind Balotellin t’i bashkohet skuadrës së njohur franceze, përcjell “lajmi.net”.

Ish trajneri i Romës me ndihmën e sponsorit Puma, shpreson ta arrijë transferimin e Balotellit në ditët e para të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/