Balotelli ‘rikthen’ Man Cityn

Mario Balotelli dhe Milan nuk janë duke kaluar në një periudhë të mirë. Sulmuesi u kritikua ashpër në fundjavë nga tifozët e pranishëm në San Siro gjatë duelit kundër Parmës në Serie A, dhe tashmë ka filluar të spekulohet se mund të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni. Kurse, konfirmimi se diçka nuk…

Sport

18/03/2014 09:27

Mario Balotelli dhe Milan nuk janë duke kaluar në një periudhë të mirë.

Sulmuesi u kritikua ashpër në fundjavë nga tifozët e pranishëm në San Siro gjatë duelit kundër Parmës në Serie A, dhe tashmë ka filluar të spekulohet se mund të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni.

Kurse, konfirmimi se diçka nuk është në rregull mes Balotellit dhe Milanit, vjen edhe nga profili zyrtar i futbollistit në rrjetin social Twitter. Në fotografinë e tij kryesore, Balotelli është me fanellë të Italisë.

Kurse, në atë në prapavijë, ylli italian e ka ndërruar fotografinë që e kishte më parë dhe tani shihet me fanellën e ish skuadrës së tij, Manchester City, i shoqëruar nga Didier Drogba.

Kush e di se qka ka dashur të thotë Balotelli? Nostalgji për Premierligë?

Le të fitojë Galatasaray i Mancinit me Drogban, që sonte ndeshet me Chelsean e Jose Mourinhos? Ose tjetra, pasqyrë e gjendjes së mjerë në Milan.