Balotelli, qetësohu

Kevin Prince-Boateng ka këshilluar ish bashkëlojtarin e tij nga Milan, Mario Balotelli, të jetë më i qetë gjatë ndeshjeve. Përforcimi i ri i Schalke 04 komentoi incidentin e së dielës gjatë së cilit ylli italian u ndëshkua me karton të kuq pas fjalosjes me gjyqtarin Luca Banti pas përfundimit të ndeshjes kundër Napolit në San…

Sport

24/09/2013 13:21

Kevin Prince-Boateng ka këshilluar ish bashkëlojtarin e tij nga Milan, Mario Balotelli, të jetë më i qetë gjatë ndeshjeve.

Përforcimi i ri i Schalke 04 komentoi incidentin e së dielës gjatë së cilit ylli italian u ndëshkua me karton të kuq pas fjalosjes me gjyqtarin Luca Banti pas përfundimit të ndeshjes kundër Napolit në San Siro.

“Balotelli? Duhet të mësohet të jetë më i qetë, është futbollist i madh, shok i imi, por duhet të përqendrohet vetëm në fushë. Kur e bënë është futbollist i jashtëzakonshëm”, deklaroi Boateng gjatë një interviste për Italia 1.

Ai komentoi edhe vendimin për mbylljen e tribunës së tifozëve të Milanit për një ndeshje pas fyerje racore ndaj disa futbollistëve të Napolit.

“Suspendimi i sektorit të tifozëve të Milanit është një lajm i keq, Italia nuk është shtet racist, ndoshta tifozët bëjnë disa kore vetëm sa për të ngacmuar kundërshtarët por është një gjë e shëmtuar që nuk duhet të bëhet”, u shpreh ai.