Balotelli po transferohet atje ku më së paku pritej

Mario Balotelli po e kërkon largimin nga Nice qysh në këtë afat.

Sport

14/01/2019 10:00

Mario Balotelli është bërë cak i disa skuadrave evropiane, andaj do të ndryshojë ambient në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi italian di të largohet nga Nice, por jo edhe nga Ligue 1, pasi e kërkon Marseille, përcjell lajmi.net.

Skuadra franceze ishte shumë afër ta transferonte Balotellin në verën e kaluar, por marrëveshja dështoi në orët e fundit të afatit kalimtar.

Por, Marseille nuk ka hequr dorë nga italiani, andaj po tenton ta transferoj atë në këtë afat. /Lajmi.net/