Balotelli po rikthehet në Serie A, po tani te rivali i Milanit dhe Interit

Mario Balotelli duket se ka vendosur për të ardhmen.

Merkato

08/01/2019 09:46

Mario Balotelli ishte shumë afër transferimit te Marseille, por bisedimet dështuan.

Sulmuesi italian tani po e kërkon rikthimin në Serie A, ku Parma, Sampdoria, Bologna dhe Sassuolo, e duan transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

Balotelli ka pranuar ofertat e tri klubeve italiane, andaj ai do të vendosë në këtë afat se ku do të transferohet.

Super Mario aktualisht luan te Nice, mirëpo raportet e tyre janë të acaruar dhe do të ndodhë largimi në këtë muaj. /Lajmi.net/