Balotelli për Campbell

Milani dhe Arsenali mund ta bëjnë shkëmbimin e sulmuesve. Me këtë rast, Mario Balotelli do të përfundonte në Londër, kurse Joel Campbell do të bëhej Rossoner.

Sport

25/07/2014 12:27

Milani është në kërkim të përforcimeve, sidomos në sulm, ndërsa trajneri Filippo Inzaghi duket se e ka gjetur lojtarin e duhur.

Ai është ylli i Botërorit të fundit, Joel Campbell. Sulmuesi i Kosta Rikës dhe Arsenalit, ndiqet nga klubi italian nga sezoni i kaluar, ndërsa ishte i huazuar sezonin që shkoi në Olympiacos.

Tash, nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani mund të trokasë në dyart e Arsenalit për t’ia kërkuar futbollistin që shënoi 11 gola dhe dha 12 asiste sezonin e kaluar në kampionatin grek.

Me këtë rast, mund të lind ideja e shkëmbimit të Campbell me Mario Balotellin, i cili kërkohet qe një kohë të gjatë nga Arsenali.

Me këtë rast, Milani do t’i përfitonte 10 milionë euro plus Campbell për Balotellin, shkruan e përditshmja italiane, ‘Tuttosport’.